Vitamine C 20Tableta

L200.00

In stock

Compare
SKU: 5000453120381 Categories: ,

Description

Vitamina C ose siç e njohim ndryshe Vitamina e jetës, ndihmon në neutralizimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë, molekulave, sasia e të cilave është e shtuar te personat që vuajnë nga diabeti

Vitamina C është e nevojshme për sintezën e kolagjenit. Kolagjeni është albuminë që thjesht mund ta quajmë ngjitës-përbërës të trupit. Për shembull, gjendet në lëkurë, tetivë, kërcë, eshtra, dhëmbë, sy dhe në muret e enëve të gjakut. Vitamina C është bashkëdyzim antioksid që lidh radikalet e lira dhe kështu mund të luajë rol në preventivën e sëmundjeve të rënda. Në mënyrë indirekte mbron vitaminën A dhe E, si edhe disa vitamina të grupit B, nga ndikimi i dëmshëm i oksidimit. Vitamina C merr pjesë në metabolizmin e kolesterolit dhe në shndërrimin e kolesterolit në thartirë të vrerit dhe kështu zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak. Luan rol me rëndësi në bartjen e impulseve nervore dhe në masë të duhur ndikon në gjendjen tonë psikike

Vitamina C është e mirë kundër lodhjes. Ajo nxit prodhimin e noradrenalinës në tru. Noradrenalina është një neurotransmetues i zgjimit, por vitamina C ka edhe shumë vlera të tjera.

Ajo luan një rol thelbësor në sistemin tonë imunitar, duke marrë pjesë në mekanizmat e rigjenerimit të organizmit: mbyllje të plagëve, krijim të kolagjenit, mbrojtje të flokëve. Dhe sidomos, është një antioksidant i shkëlqyer që lufton kundër radikaleve të lira. Roli i saj kryesor konsiston në mbrojtjen dhe riciklimin e shumë antioksidantëve të tjerë si vitamina E. Antioksidantët nuk veprojnë asnjëherë vetëm dhe vitamina C është e domosdoshme për ta.

Vitamina C mbron ndaj ftohjes dhe gripit, por efekti i saj është modest kur jemi me shëndet të mirë, pasi ajo e ul vetëm me 4% numrin e ditëve me ftohje. Tek personat me gjendje të theksuar gripale, mbrojtja arrin në 50%, pasi vitamina C ndihmon në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut. Pozologjia ideale është 125 mg çdo orë ose çdo dy orë, që në simptomat e para. Në doza më të larta, ajo ka një veprim antiviral. Mjekët japin ndonjëherë injektime me doza të larta (14 g në 20 minuta) për të luftuar infeksionet e forta: hepatitin, gripin mononukleoz infektiv… Nuk ka asnjë ndryshim midis vitaminës C natyrale dhe asaj artificiale. Molekula është e njëjtë: acidi L-askorbik.

Forma natyrale është me më pak aciditet dhe është e lidhur me disa përbërës të dobishëm si polifenolët. Shumë të pasur në vitaminë C janë specat, majdanozi, kivi, brokoli…, të cilët janë më të pasur se agrumet. Vitamina C është e brishtë (për 30 minuta, lëngu i portokallit humbet 30% të përmbajtjes në vitaminë C).

Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Ul ndjeshëm tensionin e gjakut

Vitamina C mbron sytë

Vitamina C është e këshillueshme të përdoret në një vakt pa mish, në mëngjes apo në ngrëniet e lehta, pasi vitamina C rrit absorbimin e hekurit. Gatimi bën të humbasë një pjesë e vitaminës C. Gatimi me avull shkatërron vetëm 30% të saj. Kjo vitaminë është në fakt aq e brishtë, sa edhe prerja e agrumeve ndikon në shkatërrimin e saj. Konservimi i saj në konserva e ruan atë, por e mira është që frutat të përdoren të gjalla e të freskëta.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Vitamine C 20Tableta”

Your email address will not be published.